-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Nenad Rashiq: Zgjedhjet në veri janë legale, me 2 maj diskutohet draft-statuti i Asociacionit

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq tha se mospjesëmarrja e serbëve të veriut në zgjedhje, është tregues i qartë se interesat e komunitetit serb po përdoren si mjet për beteja politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndonëse është shprehur i kënaqur me mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve të cilat kaluan pa ndonjë incident, duke i quajtur ato legale.

Por ministri ka adresuar një dreson kritika në drejtim të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, për presion e vazhdueshëm ndaj serbëve.

“Së pari jam shumë i kënaqur se ka kaluar pa incidente pa kurrfarë konflikti, ka kaluar në ambient të qetë dhe unë jam i kënaqur edhe pse nuk konsideroj me këto rrethana që zgjedhjet kanë qenë një zgjidhje perfektë, por nga ana tjetër duhet të kuptojmë që ligjet përcaktojnë se sa kemi afat për mbajtjen e zgjedhjeve. Unë e respektoj këtë element sepse në duhet të respektojmë ligjet. Për fat të keq e kemi parë edhe një herë që ndikimi i cili është zakonisht i vrazhde i cili në këtë aspekt partia politike e cila përfaqëson presidentin Vuçiq nuk hezitoi të bëjë gjithçka që është e mundur që të mbesin në pushtet”.

“Kjo është edhe një dëshmi e prolongimit ose vazhdimit te një udhëheqje e cila nuk është për interesat e komunitetit serb qoftë të jugut ose veriut, por i ka interesat ku serbët e Kosovës po përdoren si mjet, si një mjet i përkohshëm në vazhdim të betejës politike e cila do të vazhdojë edhe me 2 maj nëse mbahet ai takim që është planifikuar në Bruksel”, tha ai.

Rashiq tha se serbët nuk kanë përfaqshim të duhur në dialogun e Brukselit. Sipas tij, në takimin e dy majit do të bisedohet për propozimin e draft-statutit të Asociacionit.

“Në takimin e radhës më dy maj unë pres që pala kosovare do të jetë të them inovative dhe komstruktive. Edhe vetë Kurti ka treguar në takimin e fundit në Ohër. Konsideroj që është arritur një marrëveshje sipas meje është e mirë sepse ka një logjik të moskonflikti, i cili për serbët e Kosovës është me i vlefshëm”.

“Detajet nuk janë në këtë moment të sqaruara por e di që me dy maj nga ana e Kosovës ne do të përpiqemi që të bëjmë disa propozime të reja, propozime që janë të pjekura dhe kisha thënë të harmonizuar. Unë nuk do të jem aty, por me siguri do të bisedohet për propozime”.

Ndërsa të rrezikshme e ka quajtur deklaratën e Milan Rajdoçiqit, i cili ka thënë se nuk do t’i lejojë komunat veriore të udhëhiqen nga shqiptarët.

Ai tha se në zgjedhjet e djeshme legaliteti është arritur por legjitimiteti do të ketë gjithmonë sfida.

“Kjo deklaratë është e rrezikshme dhe unë lus nëse mund të dëgjoja ata që bëjnë deklarata të tilla, i lus që të përmbahen nga deklarata që në mënyrë direkte ose indirekte potencojnë që mund të ketë një pengesë të marrjes së pushtetit. Prapë e di që ndoshta kjo është jo e fjalëve, në këtë rast ndoshta mund të thoni që nuk ka legjitimitet por megjithatë aty ka legalitet. Ose më mirë me fjalë të shkurta edhe pesë njerëz të dalin në zgjedhje llogaritet se ai që merr 5 i fiton zgjedhjet”, u shpreh Rashiq, teksa pati kritika edhe për Listën Serbe.

“Legalitet në këtë rast është arritur, legjitimitet në këtë rast gjithmonë do të jetë sfidë. Sikur unë mund të them që Lista serbe kurrë nuk ka pasur legjitimitet, sepse çdo fushatë çdo proces të zgjedhjeve i ka bërë më dhunë, dhe mos ta harrojmë që dy kandidatë për kryetar të komunës së Mitrovicës së veriut e kanë humbur jetën për shkak të bindjeve të tyre politike. Ata janë më së paku që mund të kërkojnë legjitimitet”, u shpreh Rashiq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img