Një grua nga Çagllavica ka raportuar në Polici se vajza e saj e mitur është përdhunuar nga një burrë, i cili tashmë është arrestuar.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se prokurori ka urdhëruar që i njëjti të dërgohet në mbajtje.
“DHUNIM- Çagllavicë 20.02.2023 – 20:30. Ankuesja, femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj e mitur është përdhunuar nga një i dyshuar mashkull kosovar. Njësitet policore të hetimeve kanë arrestuar të dyshuarin, lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.