Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Burra që rrahin gratë dhe vajzat e qytetarë që ushtrojnë dhunë ndaj prindërve, janë vetëm disa nga rastet e shpeshta të dhunës brenda familjes në vendin tonë. E nuk janë të rralla as rastet kur vjehrrat me nuse futen në telashe.
Në Polici kanë përfunduar dje anëtarët e familjes Asllani në Podujevë, pasi nëna dyshohet se u përfshi në një konflikt verbal me djalin e saj.
Sinjali mëson se në sherr u përfshi edhe bashkëshortja e 29-vjeçarit, e cila dyshohet se ka kërcënuar me jetë vjehrrën e saj.
Pas intervenimit të Policisë, palët janë shoqëruar në stacion policor ku janë intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin.
Sipas burimeve, 22-vjeçarja ka kërkuar nga vjehrra e saj një borxh të mëhershëm dhe më pas e ka kërcënuar se do ta vrasë.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit do të hetohen në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.