Site icon PrishtinaPress

Nëna e Navalnyt thotë se i është treguar trupi i tij

Nëna e Alexey Navalny, Lyudmila Navalnaya, thotë se asaj i është treguar trupi i djalit të saj në qytetin rus të Salekhard.

Duke folur në kanalin YouTube të Navalny, Navalnaya tha se autoritetet ruse pretenduan se e dinin shkakun e vdekjes së tij dhe kishin “të gjitha dokumentet mjekësore dhe ligjore”, shkruan CNN.

Ajo tha se është dërguar në morg për të parë trupin e tij të mërkurën dhe ka firmosur certifikatën e vdekjes.

Navalnaya gjithashtu pohoi në video se hetuesit po e “kërcënonin” atë të pranonte një funeral të fshehtë për djalin e saj, ose “ata do të bëjnë diçka me trupin e djalit tim”.

“Ata po më shantazhojnë, duke më vendosur kushtet se ku, kur dhe si duhet të varroset Alexey”, tha ajo.

Navalnaya tha se Komiteti Hetimor Rus që heton vdekjen e djalit të saj do të dëshironte ta varroste trupin e tij “fshehurazi pa thënë lamtumirë”.

Exit mobile version