-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Nëna e Fjolla Morinës: Vajza ime ka nevojë për trajtim, institucionet s’po ndërmarrin asgjë

Për publikimet e fundit të këngëtares Fjolla Morina e shqetësuar tej mase është nëna e saj, Selvete Rexha.

Ajo ka thënë se vajza e saj ka nevojë për trajtim në psikiatri, por institucionet nuk po e kryejnë detyrën si duhet.

Prej 5 muajsh sa e njëjta është larguar nga banesa e Morinës, thotë se në polici ka shkuar mbi 4 herë.

“E kam lajmru në polici e denoncu qysh nga janari, por sjanë marrë kurrë masa. Më ka sulmuar njëherë dhe ofenduar i thirra policinë, erdhen plotë 10 polic e morën e kan dërgu në stacion. Kanë fol me të edhe prap e kanë liru”, tha ajo për Insajderin.

Në anën tjetër, në dokumentin e siguruar nga Insajderi thuhet se Morina kishte pranuar bashkëpunimin me Qendren Klinike Psikiatrike dhe do të përfillte rekomandimet e gjykatës.

Por kjo nuk ndodhi, pasi sipas nënës së saj Morina kishte mbajtur gjithsej 2 seanca në Klinikë.

Në procesverbalin e seancës dëgjimore thuhet mes tjerash se psikiatria e cila ishte prezente në seancë kishte rekomanduar se këngëtares i duhet vetëm një seancë në javë për 12 muaj që të përmirësohet gjendja e saj.

Sipas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë me datë 6 qershor 2023 nënës së Morinës i është caktuar urdhër mbrotjtje. Kësisoji Morinës i ndalohej shqetësimi, ofendimi, kërcënimi apo përcjellja nga Morina.

Ndërkaq këngëtares i ishte caktuar masa mbrojtëse e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në mënyrë ambulatore, në liri njëherë në javë. Vendim të cilin ajo nuk e ka respektuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img