Prindërit e ish-Presidentit Hashim Thaçi kanë arritur në Hagë, ku do të takohen me djalin e tyre.
Më poshtë gjeni pamje prej Qendrës së Paraburgimit në Hagë, ku ata janë parë duke hyrë.
Ky do të jetë takimi i parë mes tyre që nga koha e arrestimit të Thaçit.
Ish-presidenti po mbahet në paraburgim që nga 5 nëntori i vitit 2020.
Prindërit e Thaçit, dëshirën për ta takuar të birin, e kishin theksuar edhe gjatë vizitës së Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë, në Burojë të Skenderajt.

