Një problem i ri është shfaqur për prindërit që duan të aplikojnë për subvencionimin për librat e blera për fëmijët e regjistruar në shkolla fillore.
Sipas një qytetareje vajza e saj akoma nuk i ka mbushur 6 vjet, kusht ky i cili është i domosdoshëm për aplikim në mënyrë që të ketë rimburësim për tekstet shkollore.
Në njoftimin e platformën e-Kosova, lexueses në fjalë i është thënë se “mosha e fëmijës duhet të mes 6 dhe 11 vjet. Sipas të dhënave të pranuara nga zyra e Gjendjes Civile, mosha e fëmijës për të cilin jeni duke aplikuar nuk e plotëson këtë kusht”.
Ndërsa, ajo ka bërë të ditur se vajza e saj i mbush 6 vjet më 30 shtator, një muaj pasi mësimi pritet të fillojë, duke i shkaktuar kështu telashe për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore.
Kujtojmë se MAShTI ka bërë të ditur se sot deri në ora 19:00 për subvencionimin e blerjes së teksteve shkollore kanë aplikuar afro 12 mijë prindër apo kujdestarë ligjorë./klankosova/