Site icon PrishtinaPress

Nëna ankohet në Polici se dikush shpërndau foto denigruese të vajzave të saj në TikTok

Kyiv, Ukraine - October 1, 2019: Studio shot of hand holding Apple iPhone 8 with TikTok logotype on a screen. Isolated on a vibrant cyan paper background.

Të enjten një grua në Mitrovicë është ankuar në polici se dikush shpërndau fotografi denigruese të vajzave të saj në TikTok.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është në procedurë hetimore, raporton Klan Kosova.

“Mitrovicë 24.06.2023-18:00. Me datë 06.07.2023 ankuesja femër kosovare ka raportuar se persona të panjohur kanë hapur një faqe në rrjetin social Tik Tok dhe kanë shpërndarë foto të vajzave të saj me përmbajtje denigruese. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Exit mobile version