3.7 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Buy now

spot_img

Nën temperatura minus, gazetarët presin nga 4 orë LDK-në e VV-në, reagon AGK-ja

Nën temperatura të ulëta, gazetarët tanë detyrohen të presin takimin e Vetëvendosjes dhe LDK-së për më shumë se 4 orë.

Lidhur me këtë, ka reaguar edhe kryetarja e Asociacionit të Gazetarëve, Gentiana Begolli-Pustina.

Begolli-Pustina, është shprehur se një veprim i tillë i partivë, duke i lënë gazetarët në pritje të gjata, është i pa pranueshëm dhe jo profesional.

Tutje ajo ka ftuar gazetarët që të bojkotojnë përcjelljen e takimeve.

Reagimi i plotë:

Tërësisht e papranueshme, jo korrekte, jo profesionale, për më tepër edhe jo humane, trajtimi i gazetarëve dhe xhiruesve gjatë përcjelljes së takimeve në mes VV e LDK.

Përderisa këto takime zgjasin me orë të tëra, gazetarët janë të detyruar të qëndrojnë jashtë, në temperatura të ulëta.

Kërkojmë që urgjentisht të merren masa që kolegët tonë të trajtohen me korrektësi, në mënyrë dinjitoze dhe mos të vazhdoj edhe më tutje ky trajtim jo human.

Nëse gazetarët e xhiruesit do të vazhdojnë edhe me tutje të ballafaqohen me këtë trajtim, ne si AGK do të kërkojmë nga kolegët tonë bojkotimin e përcjelljes së takimeve, ku anëtarët e komunitetit tonë shpërfillen dhe pengohen në kryerjen e detyrës së tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img