Site icon PrishtinaPress

Nën shoqërinë e një gote vere, Rama i ofron mbështetje Kurtit për Asociacionin dhe Kishën Serbe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron për vizitë zyrtare në Tiranë. Pas takimeve me presidentin dhe kryeparlamentaren, Kurti është takuar me kryeministrin, Edi Rama.

Ky i fundit i ka dhënë mbështetje Kurtit për fillimin e implemtimit të asociacionit që garanton vetëmenaxhimin e komuniteti serb, si dhe funksionimin me garancitë e nevojshme të Kishës Serbe në vendet e saj të kultit në Kosovë.

Postimi i plotë i Ramës:

Me mikun e posaçëm, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë drekës së sotme ku diskutuam me detaje për marrëveshjen e Ohrit dhe ecurinë e mëtejshme të procesit të zbatimit të saj.

I shpreha Albinit të gjithë simpatinë time për kurajon dhe realizmin me të cilin ka hedhur hapa me rëndësi të madhe drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

E inkurajova kryeministrin në hedhjen e hapave të mëtejshëm, qoftë për garantimin e komunave serbe në kornizën e asociacionit që garanton vetëmenaxhimin e komunitetit serb, qoftë për funksionimin me garancitë e nevojshme të Kishës Serbe në vendet e saj të kultit në Kosovë, duke e siguruar se në këtë proces jo të lehtë ai ka mbështetjen time më të plotë.

Ramë dakord që mbledhja e ardhshme e të dy qeverive të mbahet në qershor

Exit mobile version