Protestues serbë janë mbledhur në Mitrovicë të Veriut, aty ku edhe kanë dalë njësitet speciale e të KFOR-it.
Nën shoqërimin e policisë gazetarët u janë afruar protestuesve në një perimetër të sigurt, pasi nuk po preferohet të shkojnë krejt afër tyre.
Kujtojmë se sot është arrestuar një nga organizatorët e sulmeve ndaj KFOR-it dhe policisë në Zveçan, Milun Milenkoviq- Llune.