Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka ngjitur sot majën e malit Mokna.
Nuk është hera e parë që ai ngjitet në malet e Kosovës, megjithëse, sipas tij secila eksperiencë në natyrën e bukur të territorit është mahnitëse, njofton Klankosova.tv.
“Një tjetër shëtitje e paharrueshme me një grup mahnitës në një tjetër cep të bukur të Kosovës. Faleminderit klubit lokal të hiking për mbështetjen + udhëzimin dhe ditën e mrekullueshme në natyrë”, ka shkruar Rohde në X.
“Kësaj radhe, kemi qenë me fat me motin, duke shijuar majën e malit Mokna në diell”