Sot do të luhen dy ndeshjet e fundit të xhiros së 9-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në Futboll.
Sfida kryesore është padyshim ajo mes Prishtinës dhe Ballkanit, e cila do të zhvillohet nën ndriçimin e reflektorëve.
Ballkani rikthehet në “Fadil Vokrri” vetëm tre ditë pasi arriti një fitore historike, duke e mposhtur gjigantin kroat, Dinamo Zagreb në ndeshjen e dytë të fazës grupore të Ligës së Konferencës. Në kampionat, xhiron e fundit, Ballkani fitoi derbin ndaj Llapit me rezultat 2-1 në Suharekë, për të marrë kreun e tabelës
Në anën tjetër, Prishtina vie pas një barazimi dëshpërues 2-2 ndaj Fushë Kosovës. Kryeqytetasit janë në një krizë rezultatesh, duke mos fituar asnjërën nga pesë ndeshjen e fundit në kampionat (4 barazime, 1 humbje), me fitoren e fundit të arritur ndaj Malishevës më 26 gusht. Ata ndodhen në pozitën e pestë, me 11 pikë të mbledhura.
Dueli zhvillohet me fillim nga ora 20:00.
Ndërkohë ndeshja tjetër zhvillohet ajo mes Llapit dhe Lirisë në “Zahir Pajaziti”, me fillim nga ora 15:00.