Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, shtetas i Shqipërisë, në Pejë, pasi ka qenë nën ndikim e alkoolit dhe i njëjti ka shkaktuar aksident trafiku me dëme materiale.
Ndërsa, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari shtetas i Shqipërisë për shkak se kishte shkaktuar një aksident trafiku derisa ishte duke drejtuar veturën në gjendje të dehur. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Prishtinapress/