Nën përcjelljen të rreptë të policisë së Eulex-it, Hysni Gucati është nisur drejt Aeroportit të Prishtinës, pasditen e sotme.
Kreu i veteranëve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka ardhur sot në Prishtinë, për ta vizituar nënën e tij, e cila po trajtohet në Klinikën e Onkologjisë në Prishtinë.
Gucati në korrik të këtij viti ishte lejuar të udhëtonte në Kosovë për të vizituar nënën e tij në Qendrën Klinike Universitare.
Në muajin maj, Dhomat e Specializuara i shpallën fajtorë Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn për pengim të administrimit të drejtësisë, duke i dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe me një gjobë prej 100 eurosh. Në dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Ata gjenden në paraburgim prej shtatorit të vitit 2020.
Sipas këtij vendimi, më 17 qershor 2022, të akuzuarit kanë paraqitur njoftimet e tyre për apel./PrishtinaPress/