Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar në Prishtinë pasi kishte grabitur një telefon një të mituri. I njëjti kishte kërcënuar të miturin më armë.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur me datë 19 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa në mbrëmë në orët e vona është arrestuar i dyshuari për grabitje.
“Në lidhje me rastin më datë 10.01.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se nën kërcenim të armës ia kishte grabitur telefonin viktimës mashkull i mitur kosovar. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet në njoftimin e PK-së./Prishtinapress/