2.2 C
Pristina
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

spot_img

Nën kërcënimin e armës, grabitet një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Nën kërcënimin e armës, është grabitur sot rreth orës 12:30 një institucion mikrofinanciar në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se policia ka dal menjëher në vendin e ngjarjes dhe ka kryer veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit.

“Sot rreth orës 12:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Enver Maloku”në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se dy persona të dyshuar/maskuar nën kërcënim të armës kanë grabitur një shumë parash. Policia po kryen veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, tha Ahmeti./Arbresh.info

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img