5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Negociatori ukrainas i bën thirrje Rusisë të ndalë sulmet ndaj civilëve

Pak momente para se të fillonte raundi i tretë i bisedimeve mes palës ukrainase dhe asaj ruse, negociatori ukrainas Mykhailo Podolyak, i ka bërë thirrje Rusisë që të ndalë sulmet mbi civilët.

Në një postim të bërë në Twitter, negoaciatori ukrainas tha se pas pak do të fillojnë bisedimet me përfaqësuesit e vendit pushtues, transmeton Telegrafi.
“Për pak minuta, ne do të fillojmë të flasim me përfaqësuesit e një vendi që beson seriozisht se dhuna në shkallë të gjerë kundër civilëve është një argument. Dëshmojeni se nuk është kështu”, ka shkruar Podolyak.

Ndryshe palët janë duke zhvilluar raundin e tretë të bisedimeve, ndërsa lokacioni i saktë i vendit se ku po mbahen këto bisedime nuk dihet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img