Interi e ka pësuar humbjen e parë të këtij sezoni në Serie A,
Zikaltërit u mposhtën në ”Giuseppe Meazza”, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Interi shkoi në pushim në epërsi 1-0 me golin e Denzel Dumfries, në minutën e 45+1.
Në pjesën e dytë Sassuolo arriti ta përmbys rezultatin, duke marrë tre pikë të mëdha nga kjo përballjes.
Fillimisht futbollisti i kombëtarës shqiptare, Nedim Bajrami, barazoi shifrat në 1-1, në minutën e 54-të.