2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Nedelkoviq: Është arritur marrëveshje me KFOR-in, 4 serbët do të lirohen, policia tërhiqet deri në ora 15:00

Anëtari i komunës së Zveçanit, Dragan Nedelkoviq ka thënë se përfaqësuesit e Listës Serbe të hënën në ora 09:30 të mbrëmjes kanë mbajtur një takim zyrtarë të KFOR-it dhe janë marrë vesh që katër të arrestuarit serbë të lirohen dhe deri në ora 15:00 të bëhet tërheqja e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës nga Zveçani.

Kështu ka deklaruar Nedelkoviq të martën në mëngjes në një prononcim para mediave.

Ai pretendon se presin të shkojnë “nëpër vendet e tyre të punës në komunë pas tërheqjes së policisë.”

Sipas raportimeve, Lista Serbe nuk ka marrë ende konfirmim ose përgjigje zyrtare nga KFOR-i lidhur me këtë çështje, por sipas asaj që thotë Nedelkoviq, marrëveshja mes KFOR-it dhe serbëve është arritur.

Paparaci.com ka kontaktuar me KFOR-in lidhur me këtë deklarim të Nedelkoviq, por ende nuk ka marrë përgjigje.

Vlen të theksohet se në një komunikatë për media, KFOR-i ka njoftuar se ka shkuar në 30 numri i ushtarëve të lënduar dje në komunat veriore.

/Paparaci.com/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img