Site icon PrishtinaPress

“Në zyrën e tij është e varur piktura me lulëkuqet e Kosovës”, Hoxhaj takon ish-shefin e NATO-s

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj në takim me ish-shefin e NATO-s, George Robertson

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj ka takuar në Londër ish-sekretarin e NATO-s, George Robertson.

Ai me anë të një postimi në Facebook thekson se Robertson edhe pas kaq vitesh vazhdon të jetë i mishëruar me fatin e Kosovë.

“Edhe pas kaq vitesh vazhdon të jetë i mishëruar me fatin e Kosovës, Lord George Robertson, ish-sekretar i NATO-s, që bëri gjithçka për çlirimin tonë në një nga periudhat më kritike për Kosovën”.

“ Sot, ishte kënaqësi e madhe që e takova në Londër dhe biseduam për kohët e vjetra, dashurinë e tij ndaj Kosovës dhe të ardhmen e saj. Ishte ndjenjë e veçantë kur pash që në zyrën e tij është e varur një pikturë e punuar me lulëkuqet e Kosovës, e dhuruar nga nxënësit e shkollës së fshatit Poklek”, shkruan ai, transmeton Klankosova.tv

Politikani britanik shërbeu në krye të Aleancës Veri-Atlantike nga viti 1999 kur edhe në Kosovë ndodhi lufta, e deri në 2003-ën, kështu duke e pasuar në këtë post, Javier Solanën.

Exit mobile version