Site icon PrishtinaPress

Në zonën 80 voziti 152 km/h, i ndalohet ngasja për tre muaj

Policia po i vazhdon aktivitetet e saja me qëllim të parandalimit të shkeljeve të rregullave në trafik dhe aksidenteve.

Autoritetet në një rast në rrugën Gjilan – Ferizaj, një kundërvajtësi ia kanë shqiptuar masën e përkohshme në afat prej tre muajsh “ndalim vozitjes së mjeteve motorike”.

I njëjti thuhet se kishte vozitur 152 km/h në zonën ku kufizimi i shpejt ishte 80 km/h.

“Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë”, njofton Policia e Gjilanit

Exit mobile version