4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Në zonën 80, voziti 132 kilometra në orë në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, Policia gjobit shoferin me 300 euro

Një shofer është gjobitur me 300 euro, tri pikë negative dhe ndalim vozitje për 3 muaj për tejkalim të shpejtësisë.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të një njoftimi në Facebook.

Sipas njoftimit, shoferi ka qenë duke vozitur në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, në fshatin Gracë, me shpejtësi 132 km/h ku zona e kufizimit ka qenë 80 km/h.

“Njësia e trafikut rajonal gjatë kontrollit të trafikut rrugor dhe matjes së shpejtësisë me radar në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë në segmentin rrugor në fshatin Gracë, kanë identifikuar kundërvajtësin, i cili në zonën e kufizimit 80 km/h, po zhvillonte shpejtësi prej 132 km/h. Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej treqind (300) euro, tre (3) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit te mjetit motorik prej tre (3) muajve në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img