-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Në zgjedhjet e ardhshme Isa Mustafa përsëri kandidat i LDK’së për Kryeministër

Vetëm LDK është duke kundërshtuar idenë e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme. Nënkryetari Haki Rugova ka thënë se demarkacioni s’duhet ta çojë vendin në zgjedhje. Ka thënë se nëse shkohet në zgjedhje LDK do ta ketë Isa Mustafën përsëri kandidat për Kryeministër.

Të paktën udhëheqësit e LDK’së ende e shohin Isa Mustafën si kandidat të mundshëm për Kryeministër edhe në zgjedhjet e reja.

Këtë deri më tash e kanë thënë dy Nënkryetarët e LDK’së, Haki Rugova e Lutfi Haziri.
“Isën është lider partie. Me Isën si kryetar partie do të shkojmë nëse shkohet në zgjedhje”, ka thënë Rugova, për Express, të shtunën.

Isa Mustafa prej se e ka marrë LDK’në nën udhëheqje vazhdimisht ka pësuar humbje në zgjedhje. Në vitin 2010 kishte dalë partia e dytë sikurse edhe më 2014. Ka humbur edhe një garën për Kryetar të Prishtinës.

Mirëpo, ka arritur të bëhet Kryeministër në një koalicion me PDK’në, të cilën vazhdimisht e kishte kritikuar se e ka kapur shtetin përmes formave kriminale.

Megjithëkëtë, në LDK, ende po shpresojnë se zgjedhjet e përgjithshme pritet të mbahen vitin e ardhshëm, sikurse parashihet me kalendarin zgjedhor.

Haki Rugova thotë s’mund të flitet për zgjedhje te reja nëse dështon demarkacioni pa kaluar kjo çështje te deputetët.

“Nuk besoj që duhet tash të pyetët për këtë çështje, le të shkon njëherë në Kuvend dhe pastaj shohim. Zgjedhjet janë të përcaktuara që të mbahen vitin e ardhshëm dhe jo këtë vit, natyrisht që zgjedhjet lokale janë të parapara këtë vit me mandate kushtetues”, u shpreh Haki Rugova për Express.

Express ka raportuar javën e kaluar se nëse deputetët dështojnë për herë të dytë ta ratifikojnë demarkacionin me Malin e Zi, gjasat janë të mëdha që vendi menjëherë të shkojë në zgjedhje të reja.

Zyrtarë të PDK’së kanë thënë se s’ka më arsye vazhdimi i koalicionit nëse dështohet në një proces të tillë. Ndërkohë, në LDK kanë thënë se dështimi i demarkacionit s’duhet ta çojë vendin në zgjedhje.

Udhëheqësi i PDK’së, Kadri Veseli ka thënë se me marrëveshje mund të shkohet në zgjedhje të reja, ndërsa, udhëheqësit e Vetëvendosjes, AAK e NISMA’s kanë thënë se duhet shkuar sa më shpejt në zgjedhje të reja.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img