Policia e Kosovës në fshatin Dobërllukë të Vushtrisë gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person, shkruan prishtinapress.eu
Sipas Policisë, dy vëllezër në këtë fshat kanë njoftuar se në oborrin e shtëpisë së tyre, kanë hasur në tre persona të dyshuar duke ua vjedhur derivatet nga kamionët e tyre.
Policia thtoë se të dyshuarit derisa po iknin kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave,
Njëri nga të dyshuarit është ndalur në vendin e ngjarjes nga ankuesit, ku më pas ka pranuar tretman mjekësor pasi që ishte lënduar në ballafaqim me ankuesit.
Në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e cila dyshohet të jetë e armës–revole me gaz.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari i parë dërgohet në qendrën e mbajtjes, kurse dy të dyshuarit e tjerë gjinden në arrati.