Site icon PrishtinaPress

Në Vojvodinë shfaqen grafike të ngjashme si në veri

Grafitet “Brigada e Veriut, “Vojvodina në Vojvodinë” u shfaqën në disa lokacione në Novi Sad të Serbisë.

Ato janë publikuar më 13 nëntor nga organizata joformale “Mlada Vojvodina”, e cila mbron publikisht qëndrimin se “Vojvodina duhet të jetë Republikë”.

“Brigada Sever” ishte edhe nënshkrimi në grafitin që në të njëjtën ditë me grafitin e Novi Sadit u shfaq në veri të Kosovës.

Në ato grafite kërkohet “rezistencë” ndaj autoriteteve të Kosovës në ditët kur përfaqësuesit e serbëve u larguan nga institucionet.

Exit mobile version