0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Në vigjilje të Vitit të Ri, Adriana Matoshi: Bojkotoni prodhimet serbe, bëjeni ligj në kokën tuaj

Aktorja dhe deputetja e njohur e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi tash e sa ditë po mbështet fushatën “Besa-Besë” për bojkotimin prodhimev serbe dhe fuqizimin e brendeve vendore.

Ajo ka bërë një shkrim në InstaStory në natën e fundit të vitit 2022, duke iu kërkuar ndjekësve që të anashkalojnë çdo produkt me barkodin 860, që identifikon produktet serbe.

“Në prag të festave fluksi është shumë i madh në marketet tona. Krejt çka mundemi të bëjmë është të bojkotojmë prodhimet serbe. Bëjeni ligj në kokën tuaj, mos blini pa e parë se çfarë po blini. Thjesht anashkaloni 860”, ka shkruar Adriana në InstaStory.

Teksa ka shpërndarë logon e fushatës “Besa-Besë” me thirrjen “Mos bli prodhime serbe”, Matoshi ka kujtuar se sa i kërcënuar ndjehet presidenti serb për dobësimin ekonomik të vendit të tij.

“Qysh u pat qart Vuçiqi, ju lutem mos na bëni këtë gjë se vdesim urie”, ka kujtuar deputetja e VV-së në InstaStory.

Foto: Adriana Matoshi/InstaStory

Një fushatë e tillë ka gjetur mbështetjen edhe të mijëra qytetarëve në rrjetet sociale dhe një varg fytyrash poublike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img