Site icon PrishtinaPress

Në Vetëvendosje shtohen zërat e atyre që kërkojnë 7 ministri në Qeverinë e re

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit dhe ish-kandidati për kryetar të Podujevës në zgjedhjet e fundit lokale, Ajet Potera, thotë se po e nervoz0jnë bashkëpartiakët, të cilët, sipas tij, “po e ledhatojnë LDK-në”, duke lëshuar pe në ndarjen e kulaçit të Qeverisë.

Potera, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “populli e ka votuar Lëvizjen VETËVENDOSJE! si ndryshim, nëse nuk i merr dikasteret të cilat kanë më së shumti ngecje, ai nuk quhet ndryshim por vazhdimësi e keq qeverisjes”.

Populli e sheh vetëm Lëvizjen VETËVENDOSJE! si ndryshim dhe ajo është fituese ju tjetër nuk jeni. Ndryshimi është Lëvizja VETËVENDOSJ! Ju tjerëve ju kemi parë në qeverisje që 20 vite”, ka shkruar Potera.

Dikush duhet të jap llogari dhe të dënohet për këtë gjendje. Lëvizja VETËVENDOSJE! Nuk ka qenë asnjëherë në qeveri.
Ndryshe, negociatat mes liderëve të LVV-së dhe LDK-së, Albin Kurti dhe Isa Mustafa, aktualisht janë ndërprerë pas takimit të fundit, në të cilën palët nuk gjetën marrëveshje për ndarjen e dikastereve në qeveri, por edhe lidhur me postin e Presidentit të shtetit.

Ndërkohë, faktori ndërkombëtar në Kosovë, ka bërë kërkesë që palët sa më shpejt të arrijnë marrëveshje dhe të formohet qeveria e re. /Telegrafi/

Exit mobile version