0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

“Në veri u zbatua marrëveshja e arritur në Bruksel”

Gjatë pasdites janë tërhequr të gjitha barrikadat në Jarinje dhe Bërnjak. Kështu është tërhequr edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, duke lën hapësirën për zëvendësim të forcave të KFOR-it. Forcat policore janë larguar nga pjesa veriore pas 13 ditësh qëndrimi. Kështu parasheh marrëveshja e arritur të enjten në Bruksel për çështjen e targave dhe zhbllokimin e veriut. Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi thotë se ani pse është raportuar nga mediat në Serbi për ripozicionim të forcave elitare, marrëveshja është zbatuar në përpikëri.

Ibishi thotë për KosovaPress se largimi i barrikadave dhe tërheqja e njësiteve policore ka vijuar pa provokime dhe incidente.

“Sa i përket zbatimit të marrëveshjes, deri tash ka shkuar në rregull. Më tepër ka pasur medie serbe që e kanë cilësuar ri-rreshtimin e autoblindave të Policisë së Kosovës, aty kinse ka pasur vërejtje se po bëhet ri-pozicionimi i tyre i forcave të Policisë. Por, ajo ishte vetëm një ri-rreshtim dhe zbatim i marrëveshjes. Kështu që, mendoj që gjithçka ka shkuar në rregull, pa një provokim dhe incident. Mendoj që edhe pjesa tjetër e marrëveshjes do të zbatohet”, thekson ai.

Më tej, ai thekson se ky është vetëm zëvendësim i përkohshëm dhe asgjë nuk ka ndryshuar për forcat policore në vend.

“Asnjë moment Policia e Kosovës nuk e ka në kompetencën e vet edhe pse është bërë përkohësisht një ri-rreshtim dhe në fakt një zëvendësim momental në pikat kufitare asgjë nuk ka ndryshuar. Por vetëm për dy javë sa është parashikuar në marrëveshje dhe krejt shkon atëherë në bazë të normalitetit. Në kuptimin që nuk ka ndryshuar as kushtetuta e as ligji për Policinë”, shton ai.

Nga e hëna Kosova dhe Serbia do të zbatojnë vendosjen e stikersave, duke mbuluar simbolet shtetërore në targat e veturave.

Tërheqja e Policisë së Kosovës, ka ndodhur pas largimit të barrikadave nga serbët lokalë. Të njëjtit kishin bllokuar rrugën për 13 ditë me kamionë e mjete tjera të rënda, po atë ditë që kishte filluar zbatimi i reciprocitetit.

Ndërkaq, me 30 shtator delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, kanë arritur pajtueshmëri për çështjen e targave dhe zhbllokimin e veriut. Sipas tri pikave të marrëveshjes, Njësitet Speciale tërhiqen pasi pjesëtarët e KFOR-it vendosen në dy pikat kufitare dhe hiqen barrikadat.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img