Site icon PrishtinaPress

Në veri po votohet edhe në kontenjerë

Pranë stacionit të autobusëve në Mitrovicë të Veriut ndodhet një qendër më ndryshe e votimit.

Banorët e kësaj zone po votojnë në një kontejner të improvizuar, i cili po funksionon me gjenerator.

Deri më tani, tre qytetarë e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës në këtë qendër.

Numri i përgjithshëm i votuesve me të drejt vote në këtë qendër votimi është mbi 5 mijë.

Vëzhguesit e KQZ-së në këtë qendër kanë konfirmuar për Indeksonline se qendra është hapur me kohë dhe se deri më tani nuk është evidentuar ndonjë parregullsi.

Pranë kësaj qendre janë duke patrulluar tri njësi të Policisë së Kosovës, bashkë me dy të KFOR-it.

 

Exit mobile version