Është përcjellë në banesën e fundit Alma Arrazi, e cila u hodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj, duke gjetur vdekjen.
Pasi është dërguar në Durrës sipas kërkesës së babait, ajo është varrosur këtë mesditë në varrezat e reja të qytetit, ndërsa në ceremoni kanë marrë pjesë pak njerëz.
Siç shihet edhe nga pamjet, ceremonia është kryer në heshtje, pa lot e deklarata, raporton Top Channel.
Ditën e djeshme u mbyllën kërkimet pesë ditore për gjetjen e trupave të 39-vjeçares dhe tre fëmijëve të saj, e që trupi i saj ishte ai i fundit që u gjet, shkruan Reporteri.net.
Lidhur me rastin, në paraburgim ndodhet bashkëshorti i saj, pasi i njëjti dyshohet se ka shkaktuar veprën penale “Shkakim i vetëvrasjes”.