Site icon PrishtinaPress

NË TURQI U MBAJT KONFERENCA “HISTORIA DHE KULTURA ILIRE”

Në kuadër të “Ditët e Kulturës Shqiptare në Turqi”, Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike-Qendra Kulturore e Kosovës në Turqi, në bashkëpunim me pesë shoqatat në Bursa, organizoj konferencën “Historia dhe Kultura Ilire”.

Në këtë konferencë përveç Prof. Dr. Engin Beksaç, ligjërues në universitetin “Trakya Üniversitesi” në Edirne, ishin të pranishëm edhe pesë kryetar të shoqatave, anëtarë te kryesisë së shoqatave, kryetarja e Lidhjes së Rinisë Shqiptare, në Bursa që ka themeluar Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike-Qendra Kulturore e Kosovës po ashtu edhe shumë bashkatdhetarë nga Bursa.

Në këtë konferencë u diskutua historinë e Ilirëve si populli i autokton në Ballkan , kulturën Ilire si nder kulturat më të vjetra në rajonin e Ballkanit dhe në perëndim të Turqisë për historinë e Trojës.

Konferenca mbaroj me pyetje dhe përgjigje, ndërsa interesimi i te pranishmeve ishte shume i madh.

Exit mobile version