0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Në tetor në Prishtinë organizohet konferenca për paqen dhe stabilitetin në Ballkan

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Presidentin e Federatës së Paqes Universale për Evropën Jug-Lindore, Dr. Jacques Marion.

Sipas njoftimit të ZKM-së, gjatë takimit u diskutua rreth politikave sociale dhe të punësimit të Qeverisë, që për synim kanë ngritjen e mirëqenies së gjithmbarshme, gjithëpërfshirjen, si dhe rreth aktiviteteve dhe misionit të Federatës së Paqes Universale.

Kryeministri Kurti vuri theksin te përfundimi me sukses i procesit të regjistrimit të popullsisë, tek rëndësia e përpunimit të të dhënave të grumbulluara dhe rolit që ato do të luajnë në hartimin e politikave dhe strategjive për dekadën që kemi përpara.

Gjithashtu, numëroi masat dhe programet mbështetëse për komunitetet joshumicë, që përfshijnë fondin 3 milionësh për ndërmarrës të rinj dhe organizata joqeveritare dhe programin e përbashkët me UNICEF-in për punë praktike për të rinjtë mes moshës 16-24 vjeç, prej të cilëve deri më tani 15% të përfituesve janë nga komunitetet joshumicë.

Kryeministri u njoftua nga Dr. Marion për planet e Federatës për organizimin e një konference mbi paqen, stabilitetin dhe tranzicionin demografik në Ballkanin Perëndimor, në tetor të këtij viti, pikërisht në Prishtinë. Me këtë rast, Presidenti Dr. Marion i dorëzoi kryeministrit ftesën për të qenë pjesë e kësaj konference, si mysafir nderi dhe folës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img