1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Në takimin për situatën në Venezuelë, Gërvalla flet për rreziqet e shtrirjes së ndikimit edhe në Ballkan

Me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe Ministres së Punëve të Jashtme të Republikës së Argjentinës, Diana Mondino, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, mori pjesë në Takimin Ministror për Situatën Urgjente në Venezuelë, në  kuadër të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Në fjalën e saj, “Ministrja Gërvalla shprehu qëndrimin e Kosovës në mbështetje të përpjekjeve për të ndaluar liderët jo-demokratikë në përpjekjet e tyre për të mohuar të drejtat e qytetarëve të tyre dhe për të destabilizuar rajonet e ndryshme të botës”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Më tej Ministrja Gërvalla vuri në pah edhe angazhimin e Venezuelës në Ballkan “përmes miqve dhe satelitëve të Rusisë në rajonin tonë, me partneritete dhe lidhje të reja ekonomike, të cilat kërkojnë një vëmendje të shtuar dhe kujdes të veçantë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img