Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi sot ka takuar ambasadorin e Francës në Prishtinë, Olivier Guerot. Krasniqi njoftoi se të njëjtit i ka kërkuar edhe mbështetje për vizat.
Në takim mes Krasniqit dhe ambasadorit Guerot u diskutuan edhe tema e qëndrimeve të PDK-së dhe marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.
“Bashkë biseduam edhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe për mundësinë që Franca ta mbështesë një vendimi pozitiv për këtë proces”, ka shkruar Krasniqi në facebook.
Postimi i plotë:
Kënaqësi të pres në takim njoftues ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Olivier Guérot.
Aktualiteti politik, qëndrimet e PDK-së dhe marrëdhëniet e mira mes dy vendeve tona ishin ndër temat që i diskutuam me ambasadorin Guérot.
Bashkë biseduam edhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe për mundësinë që Franca ta mbështesë një vendimi pozitiv për këtë proces.
Duke i uruar mirëseardhje dhe punë të mbarë në vendin tonë, me ambasadorin Guérot u pajtuam që të thellojmë edhe më tutje komunikimin e ndërsjellë.