0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Në Suharekë festë e madhe për titullin e kampionit të fituar nga Ylli

KB Golden Eagle Ylli arriti që të shpallet kampion për të dytin vit radhazi në Superligën e Kosovës në basketboll.

Skuadra e drejtuar nga Adis Beciragic e fitoi titullin duke e mposhtur 3:1 në serinë finale, shkruan Gazeta Express.

“T7” ka raportuar këtë të premte nga Suhareka, atje ku është organizuar një festë e madhe.

Për “n’Fokus” në T7 ka folur presidenti i G.E Yllit, Shaqir Palushi, i cili tha se nuk ka qenë aspak e lehtë që të mbrohet titulli i kampionit.

“Sigurisht që ka emocione të përziera, pas fitores së mbrëmshme. Nuk ka qenë e lehtë. Por, ky është vetëm fillimi se kompania jonë dhe gjithë sponsorët e tjerë do të vazhdojnë ta mbështesin edhe më fuqishëm ekipin tonë në mënyrë që këtu të festohet çdo vit”, tha fillimisht ai.

“Natyrisht që sporti është sport dhe është vështirë të parashikohet. Por, ne do të bëjmë maksimumin sepse e kemi për obligim ndaj qytetarëve dhe tifozerisë që vazhdimisht të sjellim trofe në qytetin tonë”, shtoi Palushi.

I pari i klubit kampion të Kosovës tha se do të bëjnë përpjekje maksimale për të ruajtur bazën e ekipit.

“Basketbolli është më i vështirë se futbolli apo sportet tjera. Nuk është shumë e lehtë, por ne besojmë që ata që kanë përbërë trungun – duke përfshirë trajnerin dhe disa prej më të mirëve, do të bëjmë përpjekje maksimale që t’i ruajmë. Natyrisht, duke bërë përpjekje që t’i shtojmë edhe basketbollistët lokal, që kanë qenë pjesë e ekipeve tjera, ne do tentojmë që t’i kemi pjesë përbërëse të Golden Eagle Yllit”, deklaroi Palushi. 

Pjesë e kësaj feste ishte edhe tifozi i veçantë i KB Trepçës, Asdren Begu, i cili mori vëmendjen në ndeshjen e tretë finale, ku mitrovicasit shënuan fitore ndaj Yllit. Djaloshi në fjalë nuk kishte arritur të përmbahet nga gëzimi dhe kishte shpërthyer në lot, shkruan Gazeta Express.

Ai tha se po ndjehet mirë në festën e Yllit, pavarësisht se kjo skuadër e mposhti në finalen Trepçën, skuadrën e tij të zemrës.

“Po ndihna shumë mirë”, tha ai. “Dashuria mes dy tifozërive, dashuria mes qyteteve dhe mes klubeve”, kjo është arsyeja pse ai sonte ndodhet në Suharekë.

Asdren Begu tha se është mërzitur shumë dhe se ka qarë pas humbjes së Trepçës.

“Jam mërzitë shumë. Kam kajtë. Por, prapë se prapë, loja është lojë”, shtoi tifozi i veçantë i klubit nga Mitrovica, i cili tutje tha se për Trepçën qanë edhe kur fiton, por edhe kur humb.

Për “n’Fokus” në T7 foli edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili tregoi edhe arsyet pse kjo komunë po regjistron suksese në sport. Kujtojmë se edhe Ballkani u shpall kampion në Superligën e Kosovës në futboll.

“Arsyeja është se i ka qytetarët e mirë, bizneset e mira shumë dhe e ka diasporën e mirë. Kështu që Suhareka do të mbahet mend në vitin 2022 për sukseset në sport. Ne jemi të kënaqur dhe jam krenar që jam kryetar i komunës në këtë kohë kur Suhareka, një komunë e mesme, arrin që të triumfojë në basketboll dhe futboll. Shprehi rastin më falënderu kompanitë, donatorët, pasi që Suhareka ka biznese shumë të fuqishme.

Muharremaj ka falënderuar edhe klubin e Trepçës dhe “Torcidat” për mikpritje, si dhe homologun e tij mitrovicas, Bedri Hamzën, me të cilin edhe i ka shikuar këto ndeshje.

I pari i kësaj komune gjithashtu tha se pret që në vitin e ardhshëm të triumfojnë edhe në sportin e volejbollit.

Kurse, Korab Elshani nga “Xhebrailat” ka folur rreth organizimit të këtij tifogrupi. Tifozët nga Suhareka ishin mjaftë aktivë këtë sezon, pasi skuadrat që ata përkrahin u stolisën me titullin e më të mirit në sportet përkatëse.

Ai falënderoi presidentin e Yllit, presidentin e Ballkanit dhe kryetarin e komunës për ndihmën e ofruar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img