Në spitalin e Pejës kryhet një intervenim i rrallë.
Bëhet fjalë për një paciente të re e cila vuante nga karcinom ovariale metastatike (tumori).
Operimi u krye me sukses nga kirurg Dr. Fazli Shala, gjinekologu Dr. Blerim Daci, si dhe në bashkëpunim me kirurgun italian Blerim Daci.
Njoftimi i plotë nga Spitali i Pejës:
Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë kryhet edhe një operim i rrallë!
Bashkëpunimi i kamotshëm profesional në mes të Kirurgëve të Institucionit tonë e në veçanti i Dr.Fazli Shala me Kirurgun nga Italia Dr. Alfonso Recoradare po bënë të mundur që në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë të kryhen operacione delikate që kryhen vetëm në Institucione më të njohura botërore.
Edhe kësaj radhe në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është kryer me sukses një intervenim kirurgjik shumë kompleks tek një paciente e re me karcinom ovariale metastatike.
Intervenimi është kryer nga ekipi i përbërë nga Kirurg dhe Gjinekolog dhe atë: Dr. Alfonso Recoradare, Dr. Fazli Shala dhe Dr. Ramadan Daci.