Site icon PrishtinaPress

Në Spitalin e Pejës 73 pacientë me COVID-19, prej tyre 46 në oksigjeno-terapi dhe 15 në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Pejës aktualisht po trajtohen 73 pacientë me COVID-19, prej tyre 46 pacientë janë në oksigjeno-terapi, 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.

Nga personeli i Spitalit, 5 mjek, 16 Infermierë dhe 3 punëtor nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me COVID-19.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë shëruar tre pacientë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Ndryshe, gjatë 24 orët e fundit 223 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

Nga këta 13 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Në 24 orët e fundit në këtë spital kanë qenë dy lindje. Janë lindur dy foshnje të gjinisë mashkullore.

Gjatë 24 orëve të fundit 250 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,159 analiza, ndërsa janë kryer 6 operacione.

Në Kabinetin e Radiologjisë për 24 orë janë kryer 144 shërbime Radiologjike dhe prej tyre 125 Ekzaminime të Rëntgenit, 12 EHO dhe 7 CT.

Exit mobile version