Site icon PrishtinaPress

Në Spitalin e Pejës 65 pacientë me COVID-19, prej tyre 14 në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Pejës aktualisht po trajtohen 65 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 2 janë në respirator, 45 pacientë janë në oksigjeno-terapi dhe nga këta 14 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Në njoftim thuhet se 6 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 228 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, prej tyre 19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

5 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 lindje normale dhe 3 me prerje cezariane. Janë lindur 5 foshnje, të gjithë të gjinisë mashkullore.

216 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë̈ 2,904 analiza, ndërsa janë kryer 4 operacione.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 133 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 97 Rëntgena, 21 EHO dhe 15 CT-ja.

Exit mobile version