-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Në spitalet e Kosovës, 301 pacientë me coronavirus, 29 në gjendje të rëndë

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se 301 pacientë të konfirmuar me COVID-19, po vazhdojnë të marrin tretman shëndetësor në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, prej ku raportohet se 29 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Në raportin ditor të QKUK-së theksohet se në klinikat e QKUK-së, ka të shtrirë 190 pacientë, kurse në 7 spitalet e përgjithshme 111 pacientë.

“Prej tyre, 123 me oksigjenoterapi në QKUK dhe 49 në spitalet e përgjithshme. Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të konfirmuar me Covid-19, 29 janë në gjendje më të rënduar nën përkujdesje të vazhdueshme intensive”, thuhet në njoftim.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka njoftuar të shtunën se katër persona kanë vdekur dhe janë regjistruar edhe 203 raste pozitive nga koronavirusi i ri, pas testimit të 419 mostrave.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve deri të shtunën ka arritur në 4.715 nga 27.723 persona të dyshimtë dhe 101 viktima, njofton IKSHPK.

Ndërkaq, sipas IKSHPK-së, edhe 71 pacientë janë shëruar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img