Në Skenderaj ka mbërritur sot donacioni nga Zvicra, donacion ky që zonja Silvia Bäder i kishte dhuruar Kryetarit, Bekim Jashari për qytetarët e Skenderajt gjatë vizitës së tij në Zvicër.
Donacioni në fjalë përfshin një kontigjent ndihmash me pajisje mjekësore, si shtretër spitalesh, karroca invalidësh, uniforma zjarrfikësh dhe pajisje tjera.
Në emër të qytetarëve të Komunës së Skenderajt, kryetari Bekim Jashari ka falënderuar të gjithë ata që kontribuan në këtë donacion, duke përfshirë znj. Silvia Bäder, Kryetarin e Komunës Pfäfer, Axel Zimmerman, konsullatën e Kosovës në Cyrih – konsullin, Visar Rrecaj dhe Islam Spahiu, bashkatdhetarin Shaqir Asdreni si dhe gjithë bashkatdhetarët tanë.