2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Në Siri ‘janë 27 fëmijë kosovarë’

Të dhënat e fundit të departamentit për anti terrorizëm në Policinë e Kosovës tregojnë se numri i kosovarëve në Siri është 70 deri 75 meshkuj përderisa 38 femra dhe 27 fëmijë.

Drejtori i këtij departamenti, Fatos Makolli, ka thënë në “Rubikon” të KTV’së se ky numër mund të jetë i lëvizshëm vetëm tek fëmijët, ndonëse për shkak të kohës së gjatë të qëndrimit ka ndodhur edhe shtimi i familjes.
“Sipas të dhënave të tanishme janë 70 deri 75 meshkuj të cilët konsiderohen që kryejnë funksione të ndryshme ndërsa janë 38 femra dhe 27 fëmijë në zonën e konfliktit mirëpo shifra e fëmijëve mund të mos jetë e saktë pasi ata janë atje për një kohë të gjatë dhe në ndërkohë ka ndodhur shtimi. Nëse ju referohemi shifrave kuptojmë që një pjesë e madhe e grave dhe fëmijëve kanë shkuar pa dëshirën e tyre”, ka thënë Makolli.
Makolli ka theksuar se nga shtatori i vitit të kaluar nuk është identifikuar asnjë rast ku një qytetar i Kosovës ka arritur të futët në zonën e konfliktit.
“Nga shtatori i vitit të kaluar nuk është identifikuar asnjë rast kur një qytetar i Kosovës ka arritur të futet në zonën e konfliktit”, ka thënë ai.
Ndonëse ai ka bërë të ditur se në përgjithësi numri i atyre që nisen për luftë është shumë më i vogël.
“Numri është më i vogël edhe i atyre që nisen për zonën e konfliktit ngase shteti islamik është në defanzivë, është i shthurur në organizim, sulmet janë të vazhdueshme, kontrollet kufitare janë rritur dukshëm”, theksoi Makolli.
I pyetur nëse Policia e Kosovës ka informatorë në zonën e konfliktit ai nuk e ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se nuk mund të flas më shumë mbi këtë çështje.
“Nuk mund ta konfirmoj apo mohoj këtë”, përfundoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img