-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Në shtëpinë e 73 vjeçarit në Vushtrri gjenden arsenal armësh – sekuestrohen nga policia

Në shtëpinë e një 73-vjeçari në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë, Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe municion.

Dy pushkë automatike, 9 karikatorë të pushkës AK47, dy pushkë të gjata M48, një armë e shkurtër, pistoletë, tetë raketahedhës (tromblona), një raketadheës(zollë), dy granta dore, një mijë e njëqind fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe pjesë të ndryshme të armvë dhe të uniformues ushtarake, janë këto armët e municionet që u gjetën në shtëpinë e 73-vjeçarit.

“Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, mbi dyshimin e bazuar për “Armëmbajtje pa leje”, sot më datë 5 nëntor 2021, kanë realizuar urdhër kontrollin të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë dega në Vushtrri. Urdhër kontrolli është realizuar në një shtëpi dhe objekte përcjellëse në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë, me ç’ rast në shtëpinë e të dyshuarit M. M., 73 vjeçar, mashkull K/Serb, janë gjetur dhe janë sekuestruar armë dhe municion”, thuhet në komunikatë.

Armët dhe municioni i sekuestruar, do të procedohen si dëshmi në rrjedhën e mëtejme hetimore. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” neni 366 paragrafi II, i KPK-s.

Ndërsa pas intervistimit, të dyshuarit me vendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img