Më 1 dhe 2 shtator 2021 do të mbahen seancat e radhës ndaj dy zyrtarëve të OVL të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Ata po akuzohen për vepra penale të pengimit të administrimit të drejtësisë.
Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara pritet më datën 7 dhe 8 të mbahen konferenca përgatitore për të dytë.
Kujtojmë se Gucati dhe Haradinaj janë në paraburgim nga shtatori i vitit të kaluar.