Site icon PrishtinaPress

Në shtator ankandi i letrave me vlerë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar që më 19 shtator do të mbahet ankandi i tetë për vitin 2023.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5-vjeçar në shumën prej 25 milionë eurosh.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e MFPT-së.

“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”.

Exit mobile version