2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Në Shqipëri, gjashtë viktima nga aksidentet në 24-orë

Një tjetër aksident me vdekje është raportuar mbrëmjen e kësaj të premteje në aksin rrugor Korçë-Pogradec, duke e çuar në 6 numrin e përplasjeve fatale në rreth 24 orë, me gjithsej 6 viktima.

Si pasojë e aksidenteve kanë mbetur të plagosur dhe 5 persona.

Aksidenti më fatal u shënua të enjten rreth orës 18:00 në lindje të Unazës së Madhe të Tiranës, ku humbën jetën tre persona, shoferi 20-vjeçar Klevis Ruçaj, 23-vjeçarja Sikela Perroj dhe 22-vjeçarja Eisilda Abedini. Tre të rinjtë udhëtonin me një makinë Audi A8 me shpejtësi tepër të lartë, teksa shoferi humbi kontrollin e mjetit duke rënë nga rreth-rrotullimi i TEG-ut në autostradën Tiranë-Elbasan.

Audi goditi një tjetër automjet tip Hunday, duke plagosur tre personat që po udhëtonin në të.

 

Ndërsa mesditën e kësaj të premte një çiklist është përplasur për vdekje nga një mjet i rëndë në Durrës. Drejtuesi i mjetit i identifikuar si Petrit Pashaj është shoqëruar në Komisariat, teksa hetimet në lidhje me rastin vijojnë.

Më pas një vajzë 30-vjeçare e identifikuar si Rovena Cara humbi kontrollin e mjetit në Kavajë, duke përfunduar në një kanal dhe duke marrë plagët që i shkaktuan vdekjen.

Ndërsa pasditen e sotme një 7-vjeçare afgane është përplasur nga një automjet në Shëngjin. Drejtuesja e mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas është identifikuar dhe arrestuar nga Policia. Mbrëmja u mbyll me një tjetër aksident në fshatin Sheq i Madh në Fier, ku një automjet ka përplasur një 60-vjeçar që lëvizte me biçikletë. I lënduari është transportuar në spitalin e Fierit ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Shifra këto tepër të larta, që kërkojnë ndërgjegjësimin e autoriteteve, por edhe vetë qytetarëve në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img