4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Në Shqipëri fshijnë fytyrën e Bregoviqit nëpër posterë, mbi ta shkruhet “1999”

Festa e birrës në Korçë, në të cilën është ftuar edhe këngëtari serb Goran Bregoviq ka shkaktuar debate të mëdha në Shqipëri dhe Kosovë. Kanë qenë të shumtë ata që kanë kërkuar anulimin e koncertit, madje gjithë këngëtarët kosovarë të ftuar e kanë bojkotuar organizimin.

Sidoqoftë, Korça nuk u tërhoq nga thirrja e këngëtarit në këtë festë dhe vazhduan me njoftime dhe me vendosjen e posterëve për detajet e performancës së tij.

Teksa dita e performances së tij afrohet, duket se edhe reagimi qytetar po ndizet. Kjo pasi qytetarët kanë mbuluar me ngjyrë fytyrën e këngëtarit në posterë si dhe kanë shkruar vitin 1999, kohën kur Serbia pushtoi Kosovën duke vrarë mijëra persona e dëbuar nga vendi i tyre.

Këngëtari serb Goran Bregoviç, pretendohet se me këngët e tij nacionaliste ka frymëzuar ushtarët serb gjatë luftës në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img