7.3 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Në shkollën “Elena Gjika” fillon mësimi, nuk respektohet greva

Shkolla fillore “Elena Gjika” në Prishtinë nuk është duke respektuar thirrjen e SBASHK-ut për grevë.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të Kosovës (SBASHK), ka bërë thirrje që sot në të gjitha shkollat e Kosovës të fillojë greva për shkak të mosplotësimit të kushteve, shkruan prishtinapress.eu

Mirëpo, është shkolla fillore “Elena Gjika”, ajo e cila nuk po e përfill këtë thirrje të SBASHK-ut.

Në mëngjesin e sotëm, nxënësit e kësaj shkolle filluan mësimin në gjysmë vjetorin e dytë.

Lajmi.net merr vesh se mësimdhënësit e kësaj shkolle aktualisht janë në një mbledhje të thirru nga drejtori i kësaj shkolle, Betim Sylejmani.

Nuk dihet nëse kjo është një mbledhje e rregullt apo ka të bëj me vendimin e SBASHK-ut dhe me veprimet që do të ndërmarrë kjo shkollë për këtë vendim.

     

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img