7.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Në shenjë solidariteti për viktimat dhe të prekurit me COVID-19 në SHBA, flamuri amerikan vendoset në ndërtesën e Qeverisë

Këtë të shtunë në mbrëmje, në objektin e Qeverisë, është vendosur flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këtë e ka bërë të ditur Kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Kurti përmes një shkrimi në Instagram në të cilën ia ka bashkangjitur fotografinë, ka thënë se Kosova ndjehet e pikëlluar për numrin gjysmë milioni amerikanë të prekur nga COVID-19 dhe mbi 20 vdekjeve të tjera.

“Në ndërtesën qendrore të qeverisë, sot kemi vendosur flamurin e ShBA-ve. Jemi thellësisht të pikëlluar që mbi gjysmë milioni amerikanë janë prekur nga virusi Korona dhe mbi 20 mijë kanë vdekur.

Në ditët më të errëta për njerëzimin, Amerika shkëlqeu si fanar drite për miliona njerëz, prandaj ne sot qëndrojmë së bashku me të”, ka shkruar Kurti.

SHBA me gjithsej 19.715 viktima nga coronavirusi i ri (COVID-19) ka kaluar Italinë dhe është bërë vendi me numrin më të madh të vdekjeve nga ky virus në botë.

https://www.instagram.com/p/B-2eWvcFfZc/?utm_source=ig_embed

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img