Seriali i njohur, “La Casa De Papel” ka paralajmëruar ditë më parë se do të transmetojë sezonin e pestë dhe të fundit.
Derisa po bëhen përgatitjet për sezonin e ri, disa nga informacionet për të kanë filluar që të zbulohen, shkruhen Express.co.uk.
Nënshkruesit e Netflix do të duhet t’i thonë lamtumirë serialit spanjoll, pasi nuk do të vazhdohet më tutje.
(Foto: Pablo Cuadra/Getty Images/Guliver)
Ndërkaq, fansat kohëve të fundit kanë qenë të zënë duke kërkuar se si do të jetë rrjedha e tij, pasi edhe personazhe të reja do të përfshihen.
Disa detaje i ka dhënë njëri nga përfaqësuesit e serialit, Alex Pina, ndërsa ka treguar se ‘profesori’ do të ketë një rival.
(Foto: Express)
Produksionet e televizioneve të ndryshme mbarë botës janë afektuar nga pandemia coronavirus, por kjo si duket nuk ka ndikuar te “La Casa De Papel’.
Ndër të tjera, ekipi i hajdutëve do ta kujtojnë vdekjen e Nairobit, rol ky i luajtur nga aktorja Alba Flores.